Ky është momenti i tmerrshëm kur një shofer mysliman hyri me makinën e tij në trotuar duke përplasur 5 persona. Megjithatë për fat të mirë të aksidentuarit nuk pësuan dëmtime serioze. Ngjarja ndodhi në Leicester, të Anglisë në mbrëmjen e 28 qershorit të vitit të kaluar, dhe sulme të tilla duket se janë bërë të zakonshme në Angli.

Shoferi Lugman Aslam, tha para gjykatës se pesë burrat e kishin fyer atë dhe ai prandaj i kishte përplasur me makinë në gjaknxehtësi e sipër, pra nuk kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Ai tashmë është dënuar me 5 vite burg dhe i është hequr përgjithmonë leja e drejtimit

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb