C.Ronaldo dhe bukuroshja e tij, Georgina Rodriguez, ndezën dhe më shumë atmosferën në festivalin e Sanremos. Me shumë sharm dhe klas, Georgina shkëlqeu në Teatrin e Ariston por në orën 21:30, e gjithë vëmendja u spostua tek C.Ronaldo. moment kur ylli portugez u ul në vendin e parë për të ndjekur perfomancën e bukuroshes së tij. Që në momentin e parë, Amadeus u përpoq të ngacmonte të fejuarën e Ronaldos duke zbuluar një fanellë të Interin me numrin 9, fanellën e Lukakut.

Amadues është një tifoz i flaktë i Interit aq sa për nder të Mourinhos, djalit të tij i ka vënë emrin Jose. E gjithë skena u zhvillua në sytë e Ronaldos i cili në çdo moment ishte i buzëqeshur ndërsa në fund Ronaldo i dorëzoi prezantuesin një fanellë të tij, një moment shumë i veçantë që e kthehu skenën e Sanremos në një derbi Inter-Juve. As në këtë teatër të madh muzikor, Ronaldo nuk dështoi, përkundrazi, gjatë gjithë kohës ishte në qendër të vëmendjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb