Kristian Shpendi vazhdon të jetë vendimtar për skuadrën e Çezenës edhe kur nuk shënon vetë. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen në Serinë C dhe sot ka qenë përsëri protagonist në një tjetër sukses që afron më shumë ekipin me ngjitjen në Serinë B.

Çezena e cila kryeson Grupin B, ka fituar me shifrat 1-0 në fushën e Lukezes dhe ia ka dalë falë golit të Bertit, me asist pikërisht të Shpendit pas një aksioni në krahun e djathtë të tij.

SHIH VIDEON

Një gol që i mjaftoi skuadrës për të siguruar tre pikët dhe për të mbetur 11 pikë larg Torres që është ndjekësi më i afërt. Kur mbeten edhe 5 javë deri në fund të fazës së rregullt të kampionatit, një kombinim rezultatesh mund t’i sigurojë në fundjavën e ardhshme matematikisht Çezenës ngjitjen në Serinë B.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: