Pas shpërthimit të makinës bombë pranë një gjykate në Izmir të Turqisë, policia ka arritur të qëllojë për vdekje 2 nga terroristët që kryen aktin. Daily Mail ka publikuar pamjet e dyluftimit të policisë me një nga terroristët. Gjithashtu foto të një prej terroristëve të vrarë janë bërë publike.

Deri tani numërohen 11 të plagosur. Shpërthimi ndodhi vetëm një ditë pasi policia në këtë qytet arrestoi 20 të dyshuar të ISIS në kërkim të autorit që vrau 39 persona në një klub në Stamboll mbrëmjen e Vitit të Ri.

Policia tashmë është vënë në ndjekje të një të dyshuari të tretë, i cili nga dëshmitarët është përshkruar se ka veshur një xhaketë të zezë dhe kapele të bardhë.

Autoritetet turke thonë se një makinë ndaloi në hyrje të gjykatës përpara se të niste përplasja e armatosur me policinë. Bomba shpërtheu gjatë dyluftimit me agresorët të cilët ishin të armatosur me armë të tipit Kallashnikov dhe granada. Sipas guvernatorit të provincës ku ndodhi sulmi, Erol Ayyildiz, pas sulmit fshihet militantë kurdë.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb