Tre ambulanca kanë transportuar sërish pacientë me COVID-19, pranë spitalit Infektiv. Gazetari Erjon Skëndaj raporton për ‘BalkanWeb’ se në një prej ambulancave ishte një grua, rreth të 50-ve, në gjendje jo shumë të rënduar shëndetësore.

Ndërkohë që më herët, mësohet se pranë spitalit COVID kanë mbërritur dhe dy autoambulanca të tjera, të cilat me shumë gjasa transportonin persona nga e njëjta familje. Po ashtu në mëngjes, edhe dy persona të tjerë u dërguan tek Infektivi.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 186 raste, ndërsa 77 prej pacientëve ndodhen të shtruar tek Infektivi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: