TIRANE

Festat e fundvitit po afrojnë dhe atmosfera e tyre ka trokitur në shtëpinë e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt. Së fundmi, Miriami ka ndarë me ndjekësit videon më të ëmbël familjare.

Videoja në fjalë paraqet momente të këngëtares së bashku me Albanit dhe dy fëmijëve, Ameli dhe Duam. Familja shfaqet herë duke rregulluar pemën, herë duke u përqafuar ose puthur.

Duket se çifti kanë krijuar një atmosferë shumë të ngrohtë dhe magjike, me shumë drita, me zjarrin e ndezur në oxhak dhe shumë zbukurime festash.

“Festat po afrojnë dhe midis kësaj atmosfere të bukur kemi dëeshirë që në këto kohë të vështira të ndajmë me ju sa me shume pozitivitet ❤️”-shkruan Miriam Cani në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb