Mançester Siti thyen Aston Vilën dhe i bën presion Liverpulit, pasi tashmë “qytetarët” e Pep Guardiolës janë 3 pikë poshtë “Reds”-ave, që përballjen e tyre të radhës e kanë ditën e nesërme, kur do të presin Totenhemin në “Anfield Road”.

Në përballjen e zhvilluar në “Etihad”, Siti ka shpërthyer në pjesën e dytë duke shënuar tre herë në portën e Aston Vilës. Sapo nis minuta e 46-të Rahem Stërling shënon golin e parë, ndërsa De Brujn në të 65-ën vulosi shifrat 2-0. Pesë mintua më pas Gyndogan trefishon duke i vënë kapak ndeshjes. Nota e vetme negative e pasdites, ishte kartoni i kuq i Fernardinjos në të 87-ën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb