Situata në vend është shfaqur e rënduar gjatë të gjithë ditës së sotme si pasojë e reshjeve të dendura.

Një nga zonat më të prekura është qarku i Shkodrës.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton se sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër është zgjeruar gjatë orëve të mbrëmjes, ku përveç reshjeve, shkarkimet e hidrocentraleve po japin ndikimin e tyre. Afro 1 mijë hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë sipas raportimeve të pasdrekes, ku Ana e Malit dhe Guri i Zi janë njësitë më problematike.

Raportohet gjithashtu se është ndaluar plotësisht trafiku në Urën e re të Bahçallëkut.

Kjo pasi mbetjet e urës së vjetër janë marrë përpara nga uji dhe përplasen në irën e re.

Ndalimi i qarkullimit është bërë për shkak të rrezikut që mund t’i kanoset urës dhe personave që kalojnë mbi të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: