Kur në mes është shëndeti, pak rëndësi ka ngjyrat për të cilat bën tifozllëk. Finalja e Copa del Rey mes Atletik Bilbaos dhe Real Sociedad, dy skuadrave që përfaqësojnë Krahinën Autonome Baske, duhej të ishte zhvilluar sot, më 18 prill, në stadiumin “La Cartuja” të Seviljes.

Sigurisht, për shkak të emergjencës së koronavirusit, ndeshja është shtyrë në një datë ende për t’u përcaktuar, por dy ekipet baske mezi presin që të zbresin në fushë për të luajtur derbin e parë të Krahinës Baske në një finale të Copa del Rey. Për këtë, lojtarët e të dy klubeve janë solidarizuar në një mesazh mjaft të bukur dhe të qartë për të gjithë tifozët: “Finalen kundër Covid-19 do ta fitojmë të gjithë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb