“Kurrë nuk kam lejuar që asgjë të më ndajë mua nga ëndrrat e mia. Kur dua të arrij në një pikë, e shtyj veten derisa të mos më mbetet më forcë në trup”.

Khaby Lame ka 162 milionë ndjekës në TikTok dhe më shumë se 80 milionë në Instagram. Suksesi i tij filloi gjatë pandemisë kur, në dhomën e tij, ai regjistroi video dy minutëshe në heshtje me mimikën e tij qesharake dhe unike. Në krah të tij ai ka një menaxher të ri, Nicola Paparusso, i cili është një mik i familjes dhe është gjithashtu themelues i shoqatës African Fashion Gate e cila lufton racizmin dhe diskriminimin në modë.

“Unë mund të flas vetëm për veten time, në fakt jo. Nuk kam vuajtur nga racizmi. Unë pata fatin që u rrita në banesat sociale, sepse aty janë të gjithë, nga marokenë, rumunë e deri te shqiptarët. Si mund të jesh racist?”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: