Spanja ka fituar Nations League për edicionin 2022/2023, pasi mundi në finale Kroacinë. Koha e rregullt përfundoi pa gola, sakaq gjithçka u vendos nga penalltitë në De Kuip (Rotterdam).

Rreziku i parë serioz i takimit erdhi nga Fabian Ruiz në minutën e 10-të. Të besuarit e Dalic iu afruan golit në minutën e 22-të me Kramariç, por vendimtar ishte Laporte, i cili largoi topin. Në fundin e fraksionit provoi edhe Perisic, pa rezultat.

Në pjesën e dytë, Rodri shkaktoi drithërima në stadium, teksa me një predhë nga larg i shkoi shumë pranë zhbllokimit të sfidës.

Në fund emocione të mëdha. Portieri i Kroacisë Livakovic bëri një gabim në prapavijë, por Spanja nuk përfitoi dot. Ivan Perisic shpëtoi skuadrën nga një gol i sigurt, teksa largoi një top të goditur bukur nga Ansu Fati.

As në shtesë nuk pati fitues. Më të saktë nga pika e bardhë u treguan spanjollët, që gabuan vetëm me Laporte, ndërsa kundërshtarët e tyre e pësuan për shkak të pasaktësisë së Majer dhe Petkovic.

 

 

Formacionet zyrtare:

Croatia Spain
Croatia Spain

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb