Të paktën 13 persona kanë vdekur në një zjarr që shpërtheu në një klub nate në Murcia, në juglindje të Spanjës, sipas shërbimeve të urgjencës atje.

Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit së sotëm në klubin e natës Teatre, njoftojnë shërbimet e urgjencës në platformën e mediave sociale Twitter.

“Shërbimet e urgjencës konfirmojnë vdekjen e gjashtë personave brenda klubit të natës Teatre,” shkroi kryebashkiaku Jose Bagesta në X, duke shtuar se policia po punon për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve. Shërbimet e urgjencës në Murcia thanë se katër persona u plagosën dhe se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb