Mario Rabiu, sulmuesi nigerian që spikati me fanellën e Skënderbeut, në sezonet 2023/2024 dhe 2024/2025, ka gjetur golin e parë në elitën e futbollit kazak, teksa tundi rrjetën me fanellën e Atyraut në barazimin 1 me 1 ndaj Tobol ditën e sotme, në duelin e vlefshëm për javën e 12-të.

26-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, teksa ky ishte barazimi i tetë në 12 javë. Këtë sezon Rabiu është aktivizuar 9 ndeshje në kampionat, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar 1 asist. Sezonin e shkuar nigeriani ishte pjesë e Aktobes, ku u aktivizua vetëm 5 duele, pa gjetur rrugën e rrjetës.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb