Pak orë më parë Newcatle arriti të fitonte në shtëpi 2-1 me përmbysje kundër Arsenal, duke marrë një fitore që e mban në mesin e tabelës. Por përveç rezultatit së fundmi po bën shumë bujë një video me protagonist futbollistin e skuadrës vendase, Matt Richie.

Në përfundim të ndeshjes, teksa lojtarët po takonin njëri-tjetrin në fushën e lojës, Perez shihet duke përqafuar Aubameyang dhe Ritchie që po priste me duart e ngritura.

Pasi takoi Perez, Aubameyag u bë gati t’i jepte duart Ritchie, por ky i fundit e injoroi duke takuar shokun e skuadrës. Ritchie dallohet duke nënqeshur, ndërsa i befasuar largohet sulmuesi i Arsenal.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb