Një video e publikuar në rrjete sociale, tregon momentin e sherrit masiv në një burg të Britanisë së Madhe.

Në pamjet e publikuara shihet se si disa të burgosur të veshur me të bardha, rrethojnë 22-vjeçarin Jayshawn Boyd dhe e rrahin brutalisht. Ajo që bie në sy, është fakti që të gardianët nuk bëjnë asnjë ndërhyrje. Shikohet më pas se si të burgosurit shpërndahen me shpejtësi, por jo se u kërcënuan nga ndërhyrja e efektivëve, por për të gjetur sende të forta që të godisnin të riun.

Së shpejti, të gjithë të burgosurit shpërndahen, me sa duket duke u përpjekur të gjenin objekte të tjera me të cilat mund ta goditnin viktimën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb