Një video e publikuar nga Carlson Air Intelligence tregon betejën e vërtetë që forcat ukrainase po bëjnë përballë agresorëve rusë në zonën e Donbasit. Në këto pamje shihet sesi ushtarët rusë “marrin dhenë” për të kërkuar strehim kur një raketë ukrainase godet pikën e tyre të mbrojtjes.

Pika ndodhet pranë një rruge dheu brenda një zone të pyllëzuar, ndërsa rusët nxitimthi zvarriten nën tokë teksa vërejnë mbërritjen e një rakete.

Disa ushtarë të plagosur më pas ngarkohen në një kamion rus, të identifikuar me shkronjën Z, dhe largohen nga zona e sulmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb