Të paktën dhjetë persona janë plagosur pas një incidenti me armë zjarri gjatë një feste në natyrë pranë Liqeni Arcadia, në zonën e Oklahoma City.

Sipas autoriteteve lokale, të shtënat ndodhën rreth orës 21:00 gjatë një tubimi të të rinjve në qytetin Edmond. Policia mori një numër të madh telefonatash emergjente dhe reagoi menjëherë duke dërguar forca të shumta në vendngjarje.

Zëdhënësja e policisë, Emily Ward, konfirmoi se të paktën 10 persona janë transportuar në spitalet e zonës, ndërsa paralajmëroi se numri i të plagosurve mund të rritet, pasi disa persona mund të kenë kërkuar ndihmë mjekësore në mënyrë të pavarur.

Ajo bëri të ditur se të plagosurit ndodhen në gjendje të ndryshme shëndetësore, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi ashpërsinë e lëndimeve.

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacion për të dyshuar apo shkaqet e të shtënave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb