Bajame Seneja 60-vjeç ka mbetur e plagosur pas të shtënave me armë të raportuara në Lushnje.

Gazetari Ervis Kuçi tha për “Balkan Web” se ngjarja nga ndodhur në fshatin Ballagat të Lushnjes dhe se 60-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spital.

Ndërkohë sipas policisë autori është identifikuar dhe se janë ngritur të gjitha pikat e kontrollin për kapjen e tij.

60-vjeçarja bëhet me dije se është qëlluar nga një automjet në lëvizje dhe se u plagos në këmbë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: