TEPELENE- Kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi shpesh herë është vënë në shënjestër të mediave apo dhe politikës për deklaratat e tij. Kështu një tjetër ngjarje e ka vënë atë në qendër të vëmendjes, siç është kjo video ku Peçi shfaqet duke lënduar këngë për diktatorin Enver Hoxha.

Në pamjet në fjalë shihet se si Tërmet Peçi shoqëron me zë Golikun e famshëm të Bënçës, teksa këndojnë këngë për Hoxhën. Gjithçka duket se ka ndodhur mbrëmë në darkën zyrtare të shtruar nga Bashkia e Tepelenës me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të qytetit.

“Komandanti legjendar, Enver Hoxha” është refreni që përsëritet në këngë, ndërsa Peçi jo vetëm këndon, por përshëndet edhe me grusht, simbol ky i komunistëve.

 Teksti i këngës:

“Enver Hoxha kapedan, bere Shqiperine vigan
Djem e vajza si luane
Enver Hoxha kapedan. Komandanti legjendar.
Enver Hoxha kapedan.
Bere nje Shqiperi vigan
Enver Hoxha kapedan” .

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb