Pamjet që shihni tregojnë mjetin e djegur sot në autostradën Fier-Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga makina tip “Hyundai” që u thuajse është shkrumbuar totalisht, pasi u përfshi nga flakët teksa ecte në autostradë. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet A. K, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: