Ishte e qartë që për Teutën sfida përballë Tiranës ishte një finale e parakohshme, një ndeshje shumë delikate, e cila do të përcaktonte jo pak për fatin e tyre europian. Dëshira për të fituar këtë sfidë u pa që në fillim ku durrsakët zhvilluan një presion të madh në gjysmëfushën e bardhebluve, luftuan fort për çdo top duke marrë në fund atë që dëshironin. Ky 3-pikësh përballë Tiranës mban Teutën në garë për një vend në europë, një fitore që i jep Edi Martinit më shumë besim për pjesën e mbetur të sezonit:

Këtë fundjave, Teuta luan në transfertë përballë Luftëtarit, një mundësi i pastër t’iu afruar edhe më shumë me objektivin e tyre kryesor por pikërisht kjo sfidë dhe ky rival shqetëson jo pak teknikun shkodran pasi të motivosh lojtarët përballë një kundërshtari të rënë në inferiore nuk është e lehtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb