Tottenham i Antonio Contes ka shkëlqyer në derbin e Londrës ndaj Chelseat, duke fituar 2-0.

Spurs e nisën pjesën e dytë të ndeshjes me një gol të Skipp, pas një gjuajtje fantastike. Goditjen përfundimtare ekipit të Potter do ia jepte Kane, pak minuta nga fundi.

Chelsea vazhdon të tregojë se ky sezon mbetet për t’u harruar për ta, pasi e shikojnë veten në vendin e dhjetë. Në krahun tjetër, Tottenham ndodhet në zonën e Champions League.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb