GREQI

Nuk kanë fund problemet e priftit grek Theofylaktos Kombos që tronditi Greqinë pasi i hodhi mitropolitëve e rojes së manastirit acid sulfurik.

Në 2018 ai ishte arrestuar për kokainë, kurse në 2015 ai kishte sulmuar në kishë një gazetar.
Reporteri Dimitris Karolidis tregon se si 6 vite më parë u përfshi në një sherr me Kombos ndërkohë që kishte dhe dy praktikanë të rinj me vete.

Ai kishte shkuar për reportazh në Veria dhe kur kishte hyrë në kishë kishte debatuar më këtë prift, më pas i kërkoi materialet filmike dhe një nga shoqëruesit e priftit kapi për qafe vajzën praktikante kurse vetë Kombos sulmoi djalin tjetër.

“Unë jam protagonist i videos me sherrin me priftin. Gjashtë vjet më parë, ne bëmë sherr në kishë dhe përfunduam në stacionin e policisë. Ky njeri u gjet në një moshë shumë të re në një mision, ndoshta për arsye humanitare. Ai ishte në Libi dhe më pas u bë prift.. Kur u kthye në Greqi, ai u vendos në një fshat afër Veria, ku jetojnë refugjatë , jashtëzakonisht i qetë.
Më 31 maj 2015 isha në këtë fshat për të bërë një reportazh folklorik. Meqenëse ishte edhe raportim i lehtë, mora me vete dy fëmijë të vegjël, studentë të gazetarisë. Ne kishim hyrë në kishë për të bërë raportimin dhe atje ku po zhvillohej Liturgjia Hyjnore, ai u ndal dhe prifti filloi të debatojë me gazetarin. Kur shkuam të largoheshim ata na kërkuan materialin nga kamera dhe ata nuk na lanë të largoheshim. Brenda pak minutash oborri u shndërrua në Far Ëest. Një nga shoqëruesit e priftit kapi nga qafa vajzën që kisha me vete sepse po bënte fotografi, prifti sulmoi të riun që kisha me vete me aparatin fotografik. Unë për herë të parë u takova me të dhe u trondita. Nuk dija kë të mbroja. Ai i bini ziles për t’i çuar njerëzit në pikën që kisha po kërcënohej. Kishte njerëz në krah të tij. Nga ky episod, filloi procesi i shkarkimit të tij “- rrëfen gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb