Qytetarët e Tiranës janë alarmuar sot, ndërsa një i ri ka hipur në pjesën e sipërme të “Kullave Binjake” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke tentuar të hidhej prej atje.

Mësohet se i riu mbante në dorë një shishe me akool dhe për disa minuta ka bërë xhiro mbi ndërtesë, duke u kacavjerr në pjesën e jashtme të katit të fundit të ndërtesës, madje ka varur edhe këmbët, duke tmerruar njerëzit që ndodheshin përreth zonës dhe kalimtarët.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pasi ka negociuar me të riun e ka shoqëruar në komisariat për të zbuluar më tej motivet dhe rrethanat e veprimit të tij që mund të kishte përfunduar tragjikisht.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb