Në Tottenham Hotspur Stadium (London), takimi mes Tottenham dhe Luton përfundoi 2-1. Chong shënoi për ekipin e Edëards në minutën e 3-të, ndërsa një autogol i Kabore solli barazimin në të 51-tën. Një gol i Son në të 86-tën përmbysi ndeshjen.

No Broja, no party. Fulham barazoi 3-3 në transfertë ndaj Sheffield Untied, me trajnerin e londinezëve, Marco Silva që nuk e kishte grumbulluar lojtarin shqiptar.

Zhgënjen Chelsea. Blutë e Londrës nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Burnley. Dopieta e Palmer nuk mjaftoi për 3 pikët, në një ndeshje mjaft emocionuese.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: