Aston Villa tregoi karakter duke triumfuar 1-2 ndaj Tottenham, në Tottenham Hotspur Stadium (London). Vendasit e Spurs, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, kaluan në avantazh pas një goditje të bukur me të majtën e Lo Celso.

Mysafirët nuk u demotivuan, duke përmbysur llogaritë. Fillimisht, ishte Torres që vendosi ekuilibrat në kohën shtesë të pjesës së parë, ndërsa Watkins kompletoi mrekullinë, me golin e tij në të 61-tën.

Tottenham pëson kështu disfatën e 3-të radhazi. Në krahun tjetër, ekipi nga Villa Park merr fitoren e 3-të radhazi.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: