“Gjelat” rikthehen të këndojnë në derbi por fitorja me përmbysje përballë Arsenal nuk është sërish mjaftueshëm për të ndezur një sezon që e sheh Tottenham dhe Mourinhon jashtë zonës Champions. Dy ekipet nga veriu i Londrës vijojnë të qëndrojnë larg çdo kompeticioni europian duke e dërguar këtë sezon drejtë një dështimi total, të paktën deri më tani.

Lacazette kaloi Arsenal në avantazh në minutën e 16-të por avantazhi i “topçinjve” zgjati vetëm 3 minuta. Korani Son rikthehu baraspeshën pas një gafe mes mbrojtësve të Arsenal. Në pjesën e dytë, në minutën e 81-të ishte Alderweirld që përmbysi gjithçka duke i dhuruar Tottenham fitoren.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb