Spanja ka bërë detyrën ndaj Norvegjisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Një nisje e mbarë për trajnerin e spanjollëve, De La Fuente, i cili në debutimin e tij sheh skuadrën të fitojë 3-0.

Pjesa e parë u vendos nga një gol i Dani Olmo. Iberikën vuajtën shumë në pjesën e dytë, por gjithsesi ia dolën të sigurojnë 3 pikët në fund falë dopietës së Joselu.

Spanja është në vendin e parë me 3 pikë, ndeshja e radhës është në Skoci. Norvegjia është e katërta me 0 pikë, për sfidën tjetër udhëton në Gjeorgji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: