Sonte u zhvilluan ndeshjet e para çerekfinale në Europa League. Surpriza më e madhe vjen nga Anglia, ku pretendentët e Liverpool pësuan disfatë 0-3 ndaj Atalantës. Në pjesën e parë në “Anfield” The Reds gjetën shtyllën por jo golin, teksa bergamaskët u treguan pragmatist duke zhbllokuar llogaritë me Scamaccan.

Në pjesën e dytë, The Reds lejuan shumë hapësira duke dalë përpara dhe u ndëshkuan përsëri nga Scamacca, duke e kthyen misionin e përmbysjes në mision të pamundur për Liverpool. Deri në fund, pati kohë edhe për një gol të Pasalic, i cili thelloi shifrat.

Në Milano, dueli i luftuar Milan-Roma përfundoi 0-1 në favor të skuadrës së De Rossit, takim i vendosur nga një gol i Mancinit. Në sfidat e tjera, Benfica-Marseille përfundoi 2-1 ndërsa Leverkusen mundi 2-0 West Ham.

Në Conference League, spikat suksesi 2-1 i Aston Villa ndaj Lille.

Europa League:

Liverpool 0-3 Atalanta

(VIDEO)

Milan 0–1 Roma

(VIDEO)

Leverkusen 2–0 West Ham

Benfica 2-1 Marseille

Conference League:

Aston Villa 2–0 Lille

Brugge 1-0 PAOK

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: