Napoli e ka mbyllur sezonin e Serie A me një fitore 2-0 në shtëpi ndaj Sampdorias, duke shkuar kështu në kuotën e 90 pikëve. Të dy golat erdhën në pjesën e dytë. Osimhen realizoi i pari në minutë ne 64-të, duke shndërruar në gol një penallti. Simeone dyfishoi shifrat, në minutën e 85-të.

Kjo ishte edhe ndeshja e fundit e trajnerit Spalleti nën drejtimin e Napolit. Gjatë sfidës nuk munguan duartrokitjet dhe pankartat falenderuese në drejtim të tij. Në krahun tjetër, Sampdoria bie nga Kategoria, pas një sezoni tejet të dobët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: