Fabrika e Birrës Korça, aty ku prodhohet birra e parë shqiptare, mbetet ndalesa më interesante për vizitorët e huaj, që pushojnë në qytetin juglindor.

Vizitorët e ditëve të fundit në ambientet e fabrikës ishin turistë nga Zvicra, ish-studentë të Universitetit Bujqësor dhe fermerë, të cilët u njohën nga afër me investimin gjigant.

Ata mbetën të impresionuar jo vetëm nga fabrika, teknologjia e përdorur, por edhe nga cilësia dhe shija unike e birrës së freskët, të cilën nuk hezituan ta quanin një nga birrat më të mira që kishin provuar ndonjëherë.

Turisti: Unë kam vizituar një fabrikë në vendin tim në Zvicër dhe kjo këtu është pothuajse autentike si fabrika në Zvicër madje është edhe më e bukur. Në fabrikë mbi të gjitha më pëlqeu degustimi i birrës. Shija e birrës Korça ka shijen e elbit, është shumë e freskët,më pëlqen shumë.Do largohem me përshtypjet më të mira nga këtu sepse është ndërtuar diçka shumë e bukur dhe me shije.

Turisti: Unë nuk kam vizituar më parë fabrikë birre. Kjo fabrikë këtu më pëlqeu shumë, është shumë e bukur dhe autentike. Unë kam provuar edhe shumë birra të tjera por kjo më pëlqeu shumë. Më pëlqen që do zgjerohet edhe kapaciteti i fabrikës pasi kjo do të thotë që ka shumë lëvizje,këtë përshtypje do marr me vete.

Fabrika e birrës Korça hap gjithnjë dyert për vizitorët për t’u njohur nga afër me të gjitha proceset e prodhimit birrës. Turistet kane kureshtje për t’u njohur me historinë e suksesit të birrës qe daton qe ne vitin 1928. Vizitorët nga Zvicra do te largohen nga Shqipëria me shijen me te mire, atë të birrës Korça.

Turistja: Ne kemi në fshatin tonë në Zvicër një birrari të vogël, janë fabrika që më tepër bëhen për hobi nga fermerët por fabrika këtu në Shqipëri më pëlqeu shumë. I pamë pothuajse të gjitha veprimet dhe proceset e birrës. Shija e birrës është shumë shumë e mirë, fabrika është antike, moderne, me material të vjetër të montuar bukur dhe me shumë shije. Të shikosh të gjitha linjat, proceset është diçka që nuk e sheh në të gjitha fabrikat dhe kjo më pëlqeu vërtet shumë.

Turisti: Në Zvicër kam vizituar fabrika shumë të vogla, këtu kjo fabrikë më pëlqeu shumë është shumë modern dhe e pastër. Më pëlqeu që e provuam birrën këtu, nuk e provon lehtë gjithandej në vizita të fabrikave të tjera. Më pëlqeu shumë fabrika që e pamë të gjithën dhe mbi të gjitha që provuam këtë birrë.

Një gotë e mbushur me birrë Korça është gjithmonë e pamjaftueshme. Turistet nuk mund të dilnin nga ambientet, ku prodhohet birra më e freskët pa rimbushur e rimbushur gotat, shijuar atë deri në piken e fundit dhe uruar gëzuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb