TIRANE- Zbulohet e kaluara e errët e 38-vjeçarit shqiptar të arrestuar dje në Lezhë. Nin Lalaj, i shpallur në kërkim prej muajit mars të këtij viti, për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u arrestua dje në Shqipëri, por fama e tij në vepra kriminale është më e madhe. BalkanWeb mëson se Lalaj ka drejtuar prej vitesh një rrjet të shfrytëzimit të prostitutave në Italinë e Veriut. Fama e tij është e madhe edhe në Angli, aty ku është arrestuar rreth dy vite më parë për llogari të shtetit italian.

Në Itali, shqiptari njihej me nofkën “sulltani” dhe konsiderohet si një nga bossët e shfrytëzimit të prostitutave në Italinë Veriore.
nin lalaj
Fillimisht ai është pikasur në vitin 2013-të si personi që shpërndante prostitutat në zonën e Pavias, ndërsa në kuadër të operacionit të koduar “Alba Nostra 2” në mars 2015 u arrestua sërish si kapoja i një rrjeti të madh prostitutash, plot 200 të tilla, bashkë me 17 persona të tjerë.

Lalaj është një emër i njohur i krimit në Itali dhe në Angli. Gjatë operacionit të policisë në Italisë, ai u kap duke bërë orgji me disa vajza në banesën e tij. 38-vjeçari njihet si një person i ashpër dhe i pamëshirshëm. Ai akuzohet gjithashtu për përfshirje në disa vrasje.

NJOFTIMI I POLCISË
“Më datë 14.10.2017, nga Seksioni kundër Narkotikëve në D.V.P.Lezhë , në bashkëpunim me FNSH Tiranë, pas një pune të mirorganizuar bazuar në informacione policore, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e personit të shpallur në kërkim me inicialet N.L, 38 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Shkodër për veprime të mëtejshme proçeduriale.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: