TIRANE

Ndërsa drejtonte mbledhjen e komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj mori vesh se postin që i ishte ngarkuar për të mbajtur nga sot e në vijim.


Ahmetja po drejtonte mbledhjen e komisionit ku diskutohej për buxhetin, ndërsa lajmi kishte nisur të flitej nën zë mes deputetëve të cilëve Ahmetaj u kërkonte përqëndrim për të vijuar me rendin e ditës.


Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Arben Ahmetaj u dekretua sot nga Presidenti Ilir Meta, në postin e Ministrit të Shtetit për Rindërtim. Nevoja për një ministër të posaçëm shteti për rindërtimin vjen pas shkatërrimit që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb