Nuk është aspak një moment i lehtë në shtëpinë e Milanit, që të dielën u shpartallua 5-0 nga Atalanta në ndeshjen e fundit për vitin 2019. Ajo që ka tërbuar tifozët, përveç disfatës së rëndë, janë disa video që kanë dalë në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit. Në të parën është protagonist Rafael Leao, i filmuar në një diskotekë me një mikun e tij teksa pi duhan dhe gëzon, te tjetra është Davide Kalabria, teksa këndon një këngë të Ligabues në një restorant në Bergamo.

Dy video që nuk u kanë pëlqyer fare tifozëve, të cilët kërkojnë më shumë respekt dhe seriozitet në një moment kaq të komplikuar si një humbje 5-0. Kalabria në fakt po festonte ditëlindjen me miqtë e tij, por sërish video është kontestuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb