Është mbyllur në barazim sfida e luajtur mes Milanit dhe Udinezes, në të cilën rastet ishin të shumta, por ajo që buzëqesh në fund është Interi.

Milani e nisi shumë mirë sfidën dhe pas disa rastesh të krijuara arriti të kalonte në avantazh në minutën e 30 me sulmuesin Leao. Kuqezinjtë kishin lojën nën kontroll, por atëherë kur nuk pritej erdhi goli i barazimit. Udineze shënoi më Udogin, i cili përfitoi nga një top i kthyer në zonë me roveshatë nga Pereira dhe pak hapa larg portës nuk e kishte të vështirë të shënonte.

Me këtë barazim Milani shkon në kuotën e 57 pikëve, por mund të barazohen nga Interi që do të luajë ndeshjen e saj kundër Xhenoas.

RENDITJA:

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb