Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka goditur një tjetër motoskaf të dyshuar për trafik droge në lindje të Oqeanit Paqësor, duke lënë të vrarë tre persona gjatë operacionit.

Sipas një deklarate të publikuar nga U.S. Southern Command, mjeti lundrues ishte i përfshirë në aktivitete të trafikimit të lëndëve narkotike kur u identifikua dhe u neutralizua nga forcat amerikane.

Autoritetet ushtarake thanë se tre burra, të cilët i përshkruan si “narko-terroristë”, humbën jetën gjatë operacionit. SOUTHCOM publikoi gjithashtu një videoklip bardhë e zi prej 15 sekondash, të deklasifikuar, ku shihet momenti i goditjes së motoskafit.

Operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të SHBA-së për të luftuar trafikimin ndërkombëtar të drogës në rajonin e Amerikës Latine dhe Karaibeve, një korridor i njohur për transportin e kokainës drejt tregjeve të Amerikës së Veriut.

Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur identitetin e personave të vrarë dhe as sasinë e drogës që dyshohej se transportohej nga motoskafi. Hetimet mbi rastin vijojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: