Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një video për t’i kundërpërgjigjur Ramës lidhur me dekoratat që jep Presidenti Ilir Meta.

Vasili thotë se Rama mbajti ’10 orë’ fjalim pse Presidenti dekoroi Vojo Kushin dhe burra e gra që i kanë bërë nder këtij vendi, kurse vetë ai u jepte medalje ambasadorëve për negociatat që në fakt nuk ishin hapur dhe nuk janë hapur ende dhe sot.

Ai shton se Rama s’mund të merret seriozisht pasi nuk jeton dot pa gënjyer/

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Karagjozi, qe ndante medalje per Negociatat e pahapura!(VIDEO).

Ky karagjoz mbajti 10 ore fjalim se pse Presidenti dekoroi Vojo Kushin etj burra dhe gra, qe i kane bere nder ketij vendi me vepren e tyre.

Shikojeni kete karagjozin, qe u jepte medalje Ambasadoreve per Hapjen imagjinare te Negociatave, qe nuk ka ndodhur edhe sot e kesaj dite.

Hajde merre seriozisht kete karagjoz, qe s’rron dot pa genjyer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb