LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Vlora, pasi në makinën e tij janë gjetur 43 kg drogë. Sipas informacioneve zyrtare, është finalizuar operacioni “Savra”, nga Komisariati i Policisë Lushnje në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Arben Begaj, 32 vjeç, banues në fshatin Cerkovinë, Vlorë.

Në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Savrës”, Lushnje, gjatë natës së mbrëmshme, nga kontrolli që iu bë mjetit tip “Volksëagen” me targa AA 488 HL, që drejtohej nga Begaj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 43 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafik të lëndëve narkotike” i mbetur në tentativë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb