Vora ia ka dalë të mposhtë me shifrat 2-0 Tiranën, në një ndeshje miqësore. Ekipi i Kategorisë së Dytë zhvilloi një paraqitje fantastike, teksa të dy golat mbajnë firmën e një autori.

Ishte Prenga që “tundi rrjetën” dy herë. Fillimisht, ai shënoi në minutën e 47-të, ndërsa i dyti erdhi në fundin e sfidës.

Për bardheblutë e Orges Shehit ky ishte një test i rëndësishëm, për të parë gjendjen fizike të shumë lojtarëve. Kujtojmë që “Abissnet Superiore” është pushim për shkak të impenjimit të Kombëtareve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: