New England Revolution pësoi disfatë 5-2 nga Club America, në ndeshjen e vlefshme për Concaf Champions Cup – America. Pavarësisht se skuadra e tij u mund, sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni ishte një nga më të mirët në fushë për ekipin e tij. Vrioni realizoi dy gola, të cilët gjithsesi ishin të pamjaftueshëm për New England Revolution, për të dalë me rezultat pozitiv nga ky takim.

Vlen të theksojmë se lojtari në fjalë ka luajtur 6 ndeshje për Kombëtaren e Shqipërisë. Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e të rinjve të kuqezinjve.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb