Arsenal ia del të marrë një fitore të rëndësishme 3-1 në shtëpi ndaj Manchester United, në takimin e vlefshëm për Premier League. Shumë gola, futboll i bukur dhe klas, kjo ishte ajo që u pa sot në drekë në Londër.

Goli i parë do vinte shumë shpejt. Do ishte Tavares që do e kishte të thjeshtë të shënonte, me portën e boshatisur.

Londinezët do tundnin rrjetën sërish (32′). Do ishte Bukoyo Saka që do merrte përsipër ekzekutimin e një penalltie. Sulmuesi anglez me mjeshtëri do realizonte.

Djemtë e Ragncik do reagonin në minutën e 34-të. Portugezi Cristiano Ronaldo lë gjurmë në këtë takim dhe golin ia dedikon djaloshit të tij të vogël, që ndërroi jetë pak ditë më parë.

Në minutën e 87-të, Arteta dhe gjithë tifozët e Arsenal mund të merrnin frymë lirisht, pasi granit Xhaka vulos shifrat në 3-1, me një perlë nga distanca.

 

Arsenali është në korsinë e Championsit me 60 pikë. United është e gjashta me 54 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb