Man.United rikthehet tek fitorja, Solskjaer mund të marrë pak fryme por sërish “djajtë e kuq” janë ende shumë larg objektivit minimal, kualifikimit në Champions. United mposhti me “poker” golash Norwich falë një super M.Rashford, autor i një dopjetë.

Martial dhe Greenwood ishin autoret e dy golave të tjerë. Falë këtij trepikëshi, Man.United ngjitet në vendin e 5-të në kuotën e 34-ët pikëve, 5 pikë më pak se Chelsea. Blutë e Londrës mposhtën Burnley me rezultatin e pastër 3-0.

Jorginho, Abraham dhe Hudson-Odoi realizuan për ekipin e Lampard. Një fitore minimale siguroi edhe Evertoni i C.Ancelottit ndërsa Leicester City pësoi humbjen e pestë sezonale përballë Southempton. Nuk arrin do të dalë nga kriza Arsenal, “topçinjtë” u ndalën në një barazim 1-1 në transfertë përballë Crystal Palace.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb