Forcat ukrainase kanë goditur terminalin e naftës në Shën Petersburg në Rusi gjatë natës.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky në një reagim në rrjete sociale, theksoi se objektivat ushtarake goditën bazën Kronstadt, ndërsa një tjetër objektiv ishte një strukturë prodhimi armësh në rajonin Tambov të Rusisë, rreth 600 kilometra larg vijës së frontit.

Zona u mbulua një një tym i dendur. Ndërkohë ditën e sotme, në qytet fillon forumi vjetor ekonomik i Rusisë, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb