VLORA

Një sipërfaqe me ullinj është djegur në Panaja të Vlorës. BalkanWeb mëson se prej zjarrit është bllokuar edhe rruga e vjetër Vlorë-Fier.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se gjatë zjarrit ka pasur dhe disa shpërthime, por ende nuk dihet për çfarë bëhet fjalë.

Rruga është bërë e paqarkullueshme për automjetet.

Ndërkohë vatra vijon të jetë aktive duke rrezikuar edhe sipërfaqe të tjera me ullinj e bimësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb