Një sipërfaqe e madhe prej më shumë se 5 hektarë e pyllëzuar me pemë të ndryshme dhe shkurre është përfshirë nga flakët në fshatin Kullasë të Fushë-Krujës.

Zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegur sipërfaqe të madhe.

Për shkak të përhapjes së madhe të zjarrit përpos zjarrfikëses së Krujës është dashur dhe ndërhyrja e një zjarrfikëseje private e cila operon në zonën e Niklës.

Sipas raportimeve, flakët e zjarrit po i afrohen varrezave të fshatit, ndërkohë që zjarrfikësit deklarojnë se zjarri është i qëllimshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: