Një zjarr i përmasave të jashtëzakonshme vazhdon të përfshijë zonën rezidenciale të Krokstadelva, në komunën Drammen të Norvegjisë, ku deri tani janë shkatërruar plotësisht më shumë se 100 shtëpi dhe mbi 400 banorë janë detyruar të evakuohen. Flakët shpërthyen pasditen e së premtes në një kodër dhe, të favorizuara nga moti i nxehtë, era dhe terreni i pjerrët, u përhapën me shpejtësi drejt zonave të banuara.
Sipas transmetuesit publik norvegjez NRK, zjarri ende nuk është vënë plotësisht nën kontroll, megjithëse situata është përmirësuar krahasuar me një ditë më parë. Autoritetet bëjnë me dije se në zonë mbeten disa vatra aktive, ndërsa rreziku i përhapjes është ulur ndjeshëm. “Ka ende disa vatra zjarri, të cilat ekipet po i vlerësojnë dhe po punojnë për t’i neutralizuar”, deklaroi kreu i Shërbimit Ndërkomunal të Zjarrfikësve të Vestfold, Jan Helge Kaiser. Në operacion janë angazhuar më shumë se 100 zjarrfikës, pesë automjete zjarrfikëse, gjashtë helikopterë, forca policore, si edhe Mbrojtja Civile dhe Forcat e Armatosura të Norvegjisë. Drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes Civile dhe Planifikimit të Emergjencave (DSB), Lars Jacob Heim, e cilësoi ngjarjen si zjarrin më të madh të këtij lloji në historinë moderne të vendit.
NORWAY IS IN FLAMES 🇳🇴🇮🇱
A wildfire tore through townhouses, destroying hundreds of homes and forcing evacuations.
It happened two days after Norway voted to ban all goods and investments linked to illegal Israeli settlements in the West Bank.
Just a coincidence? pic.twitter.com/UDNtUy9C0T
— Parody Jeff (@Parodyjeffx) July 18, 2026
“Ky është zjarri më i madh i këtij lloji që kemi regjistruar në kohët moderne. Për fat të mirë, nuk kemi raportime për viktima apo të lënduar rëndë,” tha ai. Sipas Policisë norvegjeze, zjarri dyshohet se ka nisur në një apartament dykatësh dhe më pas është përhapur në banesat përreth. Deri tani nuk raportohet për persona të zhdukur apo viktima. Dy persona janë dërguar në spital për shkak të thithjes së tymit, njëri prej tyre pjesëtar i Mbrojtjes Civile. Gjithashtu, një zjarrfikës ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa tetë efektivë policie kanë marrë ndihmë mjekësore pasi kanë thithur tym. Autoritetet kanë vendosur në gatishmëri edhe shtatë helikopterë të tjerë në jug të Norvegjisë. Deri tani, mbi 800 mijë litra ujë janë hedhur nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve. Eksperti i zjarreve Ruben Dobler Strand, studiues në Høgskulen på Vestland, tha për NRK se temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë krijuar kushte ideale për përhapjen e zjarrit. Sipas tij, kombinimi i shtëpive prej druri të thata, terrenit të pjerrët dhe erës jugore bëri që flakët të përhapeshin me shpejtësi në të gjithë zonën.
A fire in Norway destroyed more than 100 homes
Due to the rapid spread of the flames in the municipality of Drammen, authorities evacuated several hundred residents.
One firefighter suffered minor injuries, and eight police officers were affected by smoke inhalation.… pic.twitter.com/DKywnbvFbt
— NEXTA (@nexta_tv) July 18, 2026
