Tensione të ashpra sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Enrik Mehmeti, një prej të pranishmëve në sallë, mbështetës i Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i Himarës në zgjedhjet e 14 majit, që ndodhet pas hekurave, ka pështyrë në fytyrë prefektin e qarkut të Vlorës, Vangjel Tavon.

Ky i fundit ka replikuar me banorin e Himarës, ndërkohë që ka ndërhyrë dhe policia. Tavo, pasi iu kërkua nga përkrahësit e Belerit që të ikte nga salla, është larguar, bashkë me Blendi Klosin. Sakaq, në video shfaqen shumë qytetarë të irrituar, mesa tyre dhe një grua, e cila akuzon Tavon se është bërë bashkë me Ramën. “O pusht”, dëgjohet teksa i drejtohet zonja, Tavos.

Pritet të merret një vendim mbi vijimësinë e këshillit të bashkisë, ku do të vendosej se cili do të ishte nënkryetari që do të drejtonte Himarën, deri në zgjedhjet e ardhshme. Ndonëse policia kishte krijuar një kordon, qytetarët arritën të hynin në sallë. Ndërkohë që tashmë situata është qetësuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb