Një aksident tragjik u raportua ditën e djeshme (e hënë) në Berat, ku humbi jetën 25-vjeçarja Klaudia Xhaferraj me të birin.

25-vjeçarja humbi kontrollin e automjetit dhe përfunduan në lumin Osum.

Kamerat kanë kapur momentin tragjik kur ku mjeti “fluturon” në lumë, duke i marrë jetën nënës me djalin e mitur. E reja Klaudia Xheferaj ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, kur ka humbur kontrollin, ka thyer kangjellat dhe ka përfunduar në lumë.

 

Ndërsa në një tjetër video të sjellë në redaksinë e BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta , të kapur nga kamerat e sigurisë, shihet momenti se si “Fuoristrada” e të resë parakalon me shpejtësi një makinë tjetër, teksa përballë i vjen një kamion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: