DURRES – Drejtuesit e 9 kamionëve që udhëtonin me traget nga Bari, kanë konstatuar se kabinat e kamionëve të tyre janë hapur dhe janë grabitur, gjatë kohës që trageti lundronte drejt Durrësit. Mësohet se sapo trageti “Franceska” ka mbërritur në Portin e Durrësit, drejtuesit e kamionëve kanë denoncuar hapjen e kabinave.
Momentalisht nuk dihet ende sasia e lëndëve të grabitura në kamionë, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se bëhet fjalë për grabitës profesionistë, të cilët kanë udhëtuar në traget me një veturë dhe kanë vepruar gjatë natës për hapjen e kamionëve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: