DURRËS

Dy manovratorë mjetesh janë arrestuar në Maminas pasi vidhnin naftën e firmës së tullave ku ishin punësuar.

B.Ç, 36 vjeç dhe Xh.S, 30 vjeç, janë arrestuar pasi janë kapur duke vjedhur naftën e firmës. Njëri prej tyre është nga Vora kurse tjetri banues në Laprakë të Tiranës.

 

NJOFTIM NGA POLICIA

Shijak

 

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

B.Ç., 36 vjeç, banues në Vorë;

Xh.S., 30 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

 

Arrestimi i tyre u krye pasi në ambjentet e një firme tullash në Maminas, ku dhe ishin të punësuar me detyrë manovrator të mjeteve, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke vjedhur  nafte.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb